Gjermania heton telefonat kinezë Xiaomi

Nga Exit News
Gjermania heton telefonat kinezë Xiaomi

Gjermania ka nisur një hetim mbi sigurinë kibernetike të telefonave celularë kinezë. Një zëdhënës i Zyrës Federale gjermane për Sigurinë e Informacionit konfirmoi fillimin e hetimit për DPA, sipas portalit të lajmeve Tagesschau.

Ky veprim vjen pasi ministria e mbrojtjes e Lituanisë publikoi ​​një raport në fillim të kësaj jave ku gjeti një konfigurim të fjetur të censurës, e cila mund të aktivizohet nga distanca në një model të telefonave Xiaomi të shitur në Evropë.

Lituania tani po këshillon qytetarët e saj të mos i blejnë këto telefona dhe të mos i përdorin më ata të blerë tashmë.

Sipas hetimit lituanez, celularët Xiaomi mund të censurojnë përdorimin e termave të tillë si “Rroftë pavarësia e Tajvanit” ose “Tibeti Falas”.

Kompania Xiaomi e kundërshoi raportin, duke thënë se pajisjet e tij “nuk censurojnë komunikimet për ose nga përdoruesit e tij. Xiaomi kurrë nuk ka dhe kurrë nuk do të kufizojë ose bllokojë çdo sjellje personale të përdoruesve të smartphone -ve tanë, të tilla si kërkimi, thirrja, shfletimi në internet ose përdorimi i softuereve të komunikimit të palëve të treta. Xiaomi respekton dhe mbron plotësisht të drejtat ligjore të të gjithë përdoruesve”.

Raporti i Lituanisë analizoi modelet e telefonave celularë Huawei P40 5G, Xiaomi Mi 10T 5G si dhe OnePlus 8T 5G.

Marrëdhëniet midis Lituanisë dhe Kinës janë të trazuara: Kina e tërhoqi ambasadorin e saj nga Lituania muajin e kaluar pas vendosjes së lidhjeve diplomatike me Tajvanin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>