Gjermania i bashkohet vendeve që pezullojnë për siguri vaksinimin me AstraZeneca-n

Nga Exit News
Gjermania i bashkohet vendeve që pezullojnë për siguri vaksinimin me AstraZeneca-n

Qeveria gjermane deklaroi të hënën se ka pezulluar përdorimin e vaksinës së koronavirusit të AstraZeneca për shkak të rasteve të reja me mpiksje të gjakut.

Ministria e Shëndetësisë tha se vendimi u mor si një “masë paraprake” dhe me këshillën e rregullatorit kombëtar të vaksinave të Gjermanisë, Institutit Paul Ehrlich.

Në një deklaratë, ministria tha se Agjencia Evropiane e Barnave do të vendoste “nëse dhe si informacioni i ri do të ndikojë në autorizimin e vaksinës“.

Sipas raportimit të AP, Ministria e Shëndetësisë tha se mpiksjet e gjakut e raportuara përfshinin venat cerebrale, por nuk specifikuan se ku ose kur ndodhën incidentet.

Edhe vende të tjera evropiane kanë ndaluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca në ditët e fundit për të hetuar rastet e mpiksjes së gjakut që ndodhën pas vaksinimit.

AstraZeneca ka thënë se nuk ka arsye për shqetësim dhe se kishte më pak raste të raportuara me trombozë mes të vaksinuarve sesa vërehen normalisht në popullatën e përgjithshme.

Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur gjithashtu  se të dhënat e disponueshme nuk sugjerojnë se vaksina shkakton mpiksjen dhe se njerëzit duhet të vazhdojnë të imunizohen.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Gjermania ka marrë pak më shumë se 3 milion doza të vaksinës AstraZeneca dhe ka përdorur vetëm 1.35 milion doza deri më tani.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>