Gjermania mbështet bashkëpunimit midis të akuzuarve për krime lufte në Kosovë, Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit me gjykatën speciale në Hagë.
Në një postim në Twitter, më 6 nentor, Ministria gjermane e Punëve të Jashtme shkroi se:
“Ne e kemi marrë parasysh dorëheqjen e Presidentit Thaci. Ne e mirëpresim bashkëpunimin e njoftuar midis të pandehurve dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit. Hetimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit të Kosovës për sundimin e ligjit”.
Gjermania shprehu mbështetjen e saj për Dhomat Speciale të Kosovës me personel dhe me financim.
“Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në një shoqëri pa drejtësi. Prandaj, Gjermania gjithashtu mbështet punën e rëndësishme të Dhomave Speciale të Kosovës për sa i përket personelit dhe financimit. Kosova është një partner i rëndësishëm evropian me të cilin ne punojmë ngushtë”, përfundon Twitteri i ministrisë.