Gjermania merr masa të ashpra kufizuese përpara festave të fundvitit

Nga Exit News
Gjermania merr masa të ashpra kufizuese përpara festave të fundvitit

Gjermania ka hyrë nën një regjim të ashpër ndalim-qarkullimi, me mbylljen e shkollave dhe gjithë bizneseve jo të domosdoshme, në tentativë për të ndaluar një rritje të shpejtë të të infektuarve me Covis-19.

Masat do mbeten në fuqi deri në 10 Janar, por do të lehtësohen disi gjatë Krishtlindjeve kur një familje do të lejohet të presë deri në katër pjestarë të familjes së ngushtë.

Vetëm bizneset e domosdoshme si supermarketet dhe bankat do të lejohen të qëndrojnë hapur.

Konsumi i alkoolit në ambjentë publike është e ndaluar dhe kompanitë janë këshilluar t’i lejojnë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia.

Gjermania raportoi 952 viktima dhe 27,728 raste të reja me koronavirus ditën e mërkurë.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen njoftoi se vaksinat e para kundër koronavirusit do të autorizohen brenda një jave.

Ajo i tha Parlamentit Europian se vaksina e Pfizer/BioNTech, e zhvilluar në Gjermani, do të shpërndahet njëkohësisht për të gjithë bllokun, një javë përpara kohës së parashikuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>