Nga 1 korriku, Gjermani merr presidencën e Bashkimit Europian.
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë në fokus rimëkëmbjen ekonomike të unionit pas krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
Së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, Merkel ka përgatitur një plan për rimëkëmbjen dhe ndihmën ndaj vendeve më të prekura nga kriza si Italia apo Spanja.
Fillimisht dy liderët propozuan krijimin e një plani 500 miliardë dollarësh për të ndihmuar ekonomitë e goditura, por Komisioni Evropian e zgjeroi më tej planin duke e çuar në 750 miliardë euro.
Sfida e parë për presidencën gjermane do të jetë një samit i BE-së në 17-18 korrik, ku Merkel shpreson se liderët do të arrijnë një marrëveshje mbi përdorimin e fondit.
Nga 1 janari deri 1 korrik 2020, presidencën e BE-së e kishte Kroacia.