Gjermania miraton 3 teste COVID-19 për përdorim shtëpiak

Gjermania miraton 3 teste COVID-19 për përdorim shtëpiak

Reuters raportoi sot se Gjermania ka miratuar 3 lloje testesh COVID-19 për përdorim shtëpiak, si pjesë e strategjisë së Ministrisë së Shëndetësisë, për të ndihmuar vendin të dalë nga bllokimi i dekretuar qysh në dhjetor 2020.

Shkalla e infeksionit në Gjermani ka qenë e qëndrueshme në javët e para të vitit, por është rritur ditët e fundit, duke e bërë më të vështirë lehtësimin e kufizimeve.

Kancelarja Angela Merkel u ka thënë ligjvënësve në partinë e saj konservatore se testet e shpejta dhe rritja e kapaciteteve të testimit mund të ndihmojnë në kthimin në normalitet.

Teste të tilla do t’i kushtojnë qeverisë  deri në 810 milion euro në muaj, për 30 deri në 45 milion teste.

Vende të tjera gjithashtu kanë miratuar përdorimin e testeve në shtëpi për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së virusit.

Në Austri, teste të tilla përdoren tashmë në shkolla dhe nga java tjetër, do të jenë në dispozicion edhe falas në farmaci.

Në Angli, vullnetarët dhe policia kanë shpërndarë mjete testimi në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një varianti  infektiv, që ka origjinën nga Afrika e Jugut.

Në Gjermani, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit me 8,007 duke çuar në 2,402,818 numrin total, një rritje prej 451 krahasuar me një javë më parë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>