Gjermania mund të zgjasë masat kufizuese deri në mars

Nga Exit News
Gjermania mund të zgjasë masat kufizuese deri në mars

Gjermania mund të zgjasë masat kufizuese deri në mars, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takojë me 10 shkurt kryetarët e landeve për të folur lidhur me masat kufizuese.

Qeveria do të heqë masat e izolimi nëse raportohen 50 raste për 100,000 banorë.

Gjermania hyri në një karantinë të pjesshme në nëntor, duke mbyllur baret, restorantet dhe mjediset kulturore dhe sportive.

Në mes të dhjetorit, qeveria vendosi dhe mbylljen e shkollave e dyqaneve jo-thelbësore teksa në Europë nisi të shpërhapej dhe varianti britanik i Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>