Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se i gjithë vendi do të futet në karantinë kombëtare që prej datës 2 nëntor.
Pas takimit me drejtuesit të Landeve të Gjermanisë, ajo pohoi se kjo masë vjen pas rritjes së numrit të infektuarve dhe vdekjeve në vend.
Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me koronavirus dhe 42 viktima.
Deri më tani Irlanda dhe Çekia kanë vendosur karantinën kombëtare, ndërsa shtetet e tjera kanë paralajmëruar atë në rast se nuk ulet numri i të infektuarve.