Koalicioni qeverises gjerman mes CDU-së së Merkelit dhe CSU-së të Ministrit të Brendshëm Seehofer duket se ka arritur një marrëveshje afatshkurtër për fatin e migrantëve dhe azilkërkuesve në Gjermani.
Ministrit të Brendshëm Seehofer, me këmbënguljen e kancelares, ka pranuar të shtyjë deri në fund të qershorit nisjen e zbatimit të planit për dëbimin e migrantëve të paligjshëm nga territori gjerman.
Gjatë dy javëve të mbetura, Gjermani do të nisë diskutimet me vendet e tjera të BE-së, dhe nëse deri në fund të muajit, nuk ka dakordësi, gjermanët do të nisin dëbimin e migrantëve.
Ishte kancelarja merkel ajo që këmbënguli për shtyrjen e zbatimit të planit të dëbimit dhe diskutimin me vendet e Be-së për një politikë të përbashkët.
“Si vepron Gjermania, vendoset nëse Europa do të qëndrojë e bashkuar apo jo”, u shpreh Merkel, pas arritjes së kompromisit me Seehofer.
Edhe pse ka vetem tre muaj që është formuar, koalicioni qeverisës ka pasur shumë debate të brendshmë lidhur me qëndrimin ndaj migrantëve dhe azilkërkuesve.
Ministri Seehofer, që kur mori postin në mars 2018, hartoi një plan për refugjatët dhe azilkërkuesit, me procedura më të shpejta dhe dëbime të pakthyeshme.
Horst Seehofer ka qenë gjithnjë kritik ndaj politikave liberale të emigracionit të kancelares Merkel.