
Gjermania ka vaksinuar me të paktën një dozë kundër COVID-19 më shumë se gjysmën e popullsisë dhe do të jetë në gjendje të ofrojë doza për të gjithë ata që duan të vaksinohen deri në fund të korrikut, tha ministri i shëndetësisë Jens Spahn të mërkurën.
Spahn tha se marrja në dorëzim e më shumë dozave nga Pfizer dhe Moderna ka bërë të mundur që Gjermania t’i ofrojë çdo qytetari të saj vaksina brenda 2 muajve të ardhshëm.
Kërkesa për vaksinime do të bjerë nga shtatori, shtoi Spahn.
Fushata e vaksinimit të Gjermanisë fillimisht ishte e ngadaltë, ajo është shpejtur në javët e fundit dhe infeksionet kanë rënë me shpejtësi, duke lejuar qeverinë të heqë masat e bllokimit.