Vala e tretë e koronavirusit të Gjermanisë mund të jetë më e keqja deri më tani, tha të premten kreu i Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive (RKI).
Numri i rasteve të reja ditore në Gjermani është rritur në javët e fundit, tregojnë shifrat.
Autoritetet gjermane thanë se për këtë ka ndikuar varianti i ri britanik që ka mbërritur në vend.
“Ka sinjale të qarta se kjo valë do të jetë më e keqe se dy valët e para,” tha Lothar Ëieler i RKI, ndërsa u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi gjatë Pashkëve. “Kemi disa javë shumë të vështira përpara nesh.”
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se Gjermania ishte në fazat e fundit të “maratonës pandemike.
Numri i rasteve të reja të konfirmuara në Gjermani u rrit me 21,573 të Premten, ndërsa numri i viktimave u rrit me 183.