Gjermania pritet të marrë dozat e para të vaksinës COVID-19 të Johnson & Johnson në mes të prillit, tha të shtunën Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
“Do të jenë pak doza në fillim,” i tha Spahn, duke shtuar se pritet një dërgesë prej rreth 275,000 doza në mes të muajit prill, raporton Reuters.
Më pas numri i dozave do të rritet në miliona shtoi ministri gjerman i shëndetësisë.
Vaksina e J & J, e cila u miratua nga rregullatorët e Bashkimit Evropian në 11 Mars, është e katërta që miratohet për përdorim në BE pas vaksinave nga Pfizer-BioNTech, AstraZeneca-Oxford dhe Moderna.
Pas një fillimi të ngadaltë të shpërndarjes së vaksinave, i penguar nga vonesat e shpërndarjes dhe kufizimet e furnizimit, Gjermania shpreson të rritë vaksinimet nga muaji prill kur pret që të marrë 15 milionë doza nga Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.