
Ministri gjerman i shëndetësisë i ka kërkuar drejtuesve të 16 shteteve të Gjermanisë të heqin detyrimin e mbajtjes së maskës, raporton Euroactive, të martën.
Por zyrtarët e tjerë, përfshi edhe kancelaren Merkel janë të shqetësuar për një valë të re të virusit si pasojë e variantit indian.
Ata kërkuan të vazhdojë të qendrojë në fuqi detyrimi për mbajtjen e maskës në mjetet e transportit public.
Njësoj, edhe shoqata e mësuesve kërkoi vazhdimin e mbajtjes së maskës në vendet e mbyllura, duke qënë se vetëm gjysma e mësuesve janë të vaksinuar plotësisht.