Gjermania raporton një të infektuar me variantin e ri të COVID-19

Nga Exit News
Gjermania raporton një të infektuar me variantin e ri të COVID-19

Gjermania ka regjistruar një rast të infektuar me variantin e ri të Covid-19, të shfaqur në Britani.

Lajmin e ka deklaruar një zyrtar nga Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë. Sipas njoftimit, personi i infektuar kishte arritur në Frankfurt nga Britania më 20 dhjetor për të vizituar të afërmit dhe ka rezultuar pozitiv.

I infektuari ishte marrë nga aeroporti nga familjarë të tij dhe është izoluar që atëherë.

Një numër në rritje i shteteve evropiane kanë ndaluar udhëtimin nga Britania e Madhe, si përpjekje për të ndaluar një lloj të ri të koronavirusit, i shfaqur në Britani, që të përhapet dhe më shumë.

Franca, Gjermania, Italia, Zvicra, Portugalia, Belgjika, Austria, Bullgaria, Danimarka, Finlanda, Rumania, Suedia, Kroacia dhe Hollanda kanë thënë se do të ndalojnë të gjitha fluturimet që vijnë nga MB.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>