Partitë politike në Gjermani kanë rënë dakord të bëjnë reformë zgjedhore për të shmangur rritjen e Bundestagut, raporton Politico.eu.
Drejtuesit e Bashkimit Kristian demokrat, Bashkimi Social Kristian dhe Social demokratët arritën të martën një marrëveshje për ndalimin e rritjes së dhomës së ulët të parlamentit.
CDU, CSU dhe SPD njoftuan ndërmarrje e disa reformave përfshirë edhe uljen e numrit të zonave elektorale nga 299 në 280 në zgjedhjet e ardhshme. “Bundestagu duhet të zvoglohet”, tha bashkëkryetari i SPD pas takimit.
Bundestagu aktualisht ka 709 deputetë – më shumë se sa Parlamenti Evropian — dhe më shumë se sa 598 vende fizike.
Partitë mendojnë se pa reformën Bundestagu do të kalojë mbi 800 deputet, pas zgjedhjeve federale të 2021.
Rritja e numrit të deputetëve do të vështirësojë funksionimin e Bundestagut dhe do të rrisë shpenzimet për taksapaguesit.