Gjermania rekomandon vaksinimin për gratë shtatëzëna

Nga Exit News
Gjermania rekomandon vaksinimin për gratë shtatëzëna

Organi mbikëqyrës ndaj vaksinave në Gjermani rekomandoi të premten vaksinimin e grave shtatzëna apo që ushqejnë të vegjlit me gji,  me vaksina me bazë mRNA kundër COVID-19.

Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit (STIKO) udhëzon që gratë të marrin dy doza vaksinash duke u nisur nga tremujori i dytë i shtatzënisë.

“Për më tepër, STIKO rekomandon shprehimisht vaksinimin kundër COVID-19 për ata të moshës së lindjes së fëmijëve që nuk janë vaksinuar ende ose jo plotësisht, për të siguruar mbrojtje shumë të mirë kundër kësaj sëmundjeje para shtatzënisë,” lexon udhëzimi i publikuar në faqen e internetit të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

Ky rekomandim është në përputhje me vlerësimet e Agjensisë evropiane të Barnave dhe Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive, të cilat në korrik dhe gusht respektivisht deklaruan se nuk ka vend për shqetësim për vaksinimin e grave shtatëzëna.

Aktualisht, Gjermania, e cila ka vaksinuar rreth 73% të popullsisë së rritur, administron 2 vaksina me bazë mARN: Pfizer/BioNTech dhe Modernan.

Duke paralajmëruar një valë të katërt infektimesh në vjeshtë, qeveria ka bërë thirrje për vaksimin masiv të pjesës së mbetur të popullsisë, duke iu përmbajtur angazhimit të kancelares Merkel që vaksnimi të mos bëhej me detyrim.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>