Gjermania rekord infektimesh prej Covid-19

Nga Exit News
Gjermania rekord infektimesh prej Covid-19

Gjermania rregjistoi 33,777 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu Gjermania rregjistroi dhe një numër të lartë viktimash ku gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 813 qytetarë.

Në total, Gjermania ka regjistruar mbi 1.4 milion të infektuar dhe gati 25,000 viktima.

Gjermania ka hyrë nën një regjim të ashpër ndalim-qarkullimi, me mbylljen e shkollave dhe gjithë bizneseve jo të domosdoshme, në tentativë për të ndaluar një rritje të shpejtë të të infektuarve me Covis-19.

Masat do mbeten në fuqi deri në 10 Janar, por do të lehtësohen disi gjatë Krishtlindjeve kur një familje do të lejohet të presë deri në katër pjestarë të familjes së ngushtë.

Vetëm bizneset e domosdoshme si supermarketet dhe bankat do të lejohen të qëndrojnë hapur.

Konsumi i alkoolit në ambjentë publike është e ndaluar dhe kompanitë janë këshilluar t’i lejojnë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>