
Gjermania do të shtyjë për disa javë izolimin e pjesshëm, për shkak të varianteve të reja të koronavirusit.
Kancelarja gjermane do të takohet me liderët e landeve të martën për të shtyrë izolimin përtej janarit.
Zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert deklaroi se izolimi ka dhënë rezultat pasi është ulur niveli i infektimeve.
Ai shtoi se variantet e reja janë të rrezikshme për shkak të përhapjes së tyre dhe mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të infektuarve.