Gjermania, Suedia dhe Polonia dëbuan të hënën diplomatët rus. Vendimi i 3 vendeve erdhi pasi Moska dëboi javën e kaluar diplomatët nga të trija vendet anëtare të BE-së, pasi i akuzoi se morën pjesë në protestën në mbrojtje të Alexei Navalny, raportoi Agjensia e Lajme AP.
Vendimi i Moskës për të dëbuar 3 diplomatët “nuk është i justifikueshëm”, tha në një deklaratë për shtyp ministri i jashtëm gjerman, duke shtuar se diplomatët gjermanë po bënin punën e tyre, duke monitoruar ngjarjet në Rusi.
Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde tha se Stokholmi ka “informuar ambasadorin rus që të largohet nga Suedia”. “Kjo është një përgjigje e qartë për vendimin e papranueshëm për të dëbuar një diplomat suedez, i cili po kryente detyrën e tij”, shkroi ajo në Twitter.
Ministri i Jashtëm polak njësoj dënoi “dëbimin e pabazë” të diplomatëve polakë nga Shën Petërburgu dhe tha se ata kanë deklaruar “non grata” konsullin rus në Poznan, Poloninë perëndimore.
Menjëherë ju përgjigjë edhe ministri i jashtëm rus. “Vendimi i sotëm i Polonisë, Gjermanisë, dhe Suedisë është i pabazë, armiqësor dhe vazhdim i një serë veprimesh që perëndimi po merr kundrejt vendit dhe të cilat ne i quajmë ndërhyrje në punët e brendshme”, tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova në televizionin shtetëror rus.