Gjermania synon vaksina kundër COVID-19 për të gjithë popullsinë deri në verë

Nga Exit News
Gjermania synon vaksina kundër COVID-19 për të gjithë popullsinë deri në verë

Gjermania ka nisur sot vaksinimin kundër COVID-19 me vaksinën e Pfizer dhe BioNTech.

Së pari do të vaksinohen personat mbi moshën 80 vjeç, forcat e kujdesit shëndetësor dhe sidomos personeli i rrezikuar në spitale.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, është shprehur se deri në verë vaksina do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët në Gjermani, raporton Deutche Welle.

Krahas vaksinës së Pfizer, Bashkimi Europian pritet të ketë në dispozicion edhe atë të kompanisë amerikane “Moderna” e cila pritet të vlerësohet nga Agjencia Europiane e Barnave më 6 janar.

Gjermania synon të ketë 12 milionë doza vaksine deri në fund të Marsit, me të cilat mund të vaksinohen 6 milionë persona për shkak se çdo person duhet të marrë dy doza për të krijuar mbrojtje nga COVID-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>