Gjermania ka nisur testimin e detyrueshëm falas për Covid-19, për të gjithë personat që vijnë nga zonat me rrezik të lartë, duke filluar që nga e shtuna, 8 gusht, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, të enjten.
Personat që mbërrijnë në aeroportet gjermane, përfshirë edhe aeroportin e Franfurtit dhe Mynihut — do të bëjnë test përpara se të lejohen të hyjnë në Gjermani. Këtij testimi nuk do t’i nënshtrohen personat që kanë bërë testin, dhe janë negative, 48 orë përpara se të udhëtojnë.
Ata që vijnë në rrugë tokësore duhet të kërkojnë një mjedis testimi sapo të hyjnë në Gjermani, nëse nuk ka një të tillë në kufi, tha ministri.
Gjermania ka caktuar 129 vende të botës si shumë të rrezikshme, ndër to edhe Turqia, Rusia, SHBA-të, Luksemburgu, Belgjika, dhe tre rajone të Spanjës.
Plani për kryerjen e testeve Covid-19 për personat që hyjnë në Gjermani u lajmërua për herë të parë në korrik, si pjesë e planit për ndalimin e përhapjes së virusit.