Gjermania është vendi i prodhimit të 975 dozat e para të vaksinës, që mbërritën në Shqipëri.
BalkanWeb publikoi të martën dokumentin që provon se dozat e vaksinës Pfizer janë prodhuar në shtetin gjerman. Ndërkohë vendi dhurues mbetet ende i panjohur.
Ditën e hënë kryeministri Edi Rama pohoi se vaksinat janë dhuruar nga një vend anëtar i Bashkimt Europian, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur.
Ai tha se ka një marrëveshje konfidencialiteti mes dy vendeve për të mos e bërë publik emrin e vendit që dhuroi vaksinat.Rama deklaroi se një nga arsyet pse Shqipëria nis vaksinimin është për faktin se ai është kryeministër.
Shqipëria nisi dje vaksinimin kundër Covid-19, ku të parët u vaksinuan mjekët dhe infermierët.