Gjermania zbulon se varianti i ri i Covid është shfaqur që në nëntor

Nga Exit News
Gjermania zbulon se varianti i ri i Covid është shfaqur që në nëntor

Varianti i ri i Covid-19 që u shfaq në Britani, është shfaqur në Gjermani që në muajin nëntor.

Kështu deklaruan të martën zyrtarë të shëndetësisë në Gjermani.

Ata arritën në këtë përfundim pasi e zbuluan që, një pacient i cili kishte humbur jetën në veri të vendit ishte mbartës i variantit të ri.

“Studiuesit ishin në gjendje të zbulonin variantin e virusit B1.1.7 në një person të infektuar në nëntor të këtij viti”, tha ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Më herët Gjermania kishte raportuar vetëm një rast me variantin e ri të koronavirusit.

Britania e Madhe ishte e para që dha alarmin në dhjetor  mbi variantin e ri, për të cilin autoritetet thonë se është dukshëm më ngjitës.

Deklarata e Britanisë bëri që shumica e vendeve të BE të bllokonin fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar.

Variant i ri është zbuluar në disa vende tjera, si Portugali, Francë, Jordani dhe Kore e Jugut. Gjermania ka ndaluar udhëtimet nga Britania e Madhe deri më 6 janar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>