Gjermania zbulon shkakun e trombozës së shkaktuar nga AstraZeneca

Nga Exit News
Gjermania zbulon shkakun e trombozës së shkaktuar nga AstraZeneca

Studiuesit në spitalin mësimor Greifsëald në Gjermaninë veriore u shprehën të premten se ata kishin zbuluar shkakun e mpiksjes së pazakontë të gjakut të gjetur në personat e vaksinuar me AstraZeneca, njoftoi televizioni publik Norddeutscher Rundfunk (NDR).

Hetimi tregoi se si vaksina shkaktoi trombozë të rrallë në tru në një numër të vogël të pacientëve.
Sipas studiuesve tek personat që vuajnë nga mpiksja e gjakut do të marrin vaskinën sëbashku me ilaçin për shmangien e mpiksjes së gjakut.

Suksesi ishte rezultat i bashkëpunimit midis spitalit Greifsëald, rregullatorit shtetëror të shëndetit Instituti Paul Ehrlich (PEI), si dhe mjekëve në Austri.

Informacioni është shpërndarë me spitalet në të gjithë Evropën.

Simptomat si dhimbja e vazhdueshme e kokës, marrja e mendve ose dëmtimi I shikimit që zgjasin më shumë se tre ditë pas vaksinimit kanë nevojë për kontrolle të mëtejshme mjekësore, sipas Shoqatës Gjermane të Kërkimeve për Trombozë dhe Hemostasis në një deklaratë mbi gjetjet e fundit.

Gjetjet e Greifsëald nuk janë botuar ende në një revistë shkencore dhe për këtë arsye nuk janë shqyrtuar nga ekspertë të pavarur. Instituti Paul-Ehrlich në Gjermani tani po heton punën e shkencëtarëve.

Gjermania, së bashku me disa vende të tjera anëtare të BE, pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca të hënën pas raporteve të mpiksjeve të pazakonta të gjakut.

Të enjten Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk kishte lidhje të provuara midis vaksinës dhe mpiksjes, bazuar në informacionin që ata kishin. Ata gjithashtu deklaruan se përfitimet e goditjes tejkaluan çdo rrezik të mundshëm.

Në përgjigje të udhëzimit të ri, Gjermania ka vendosur të rifillojë vaksinimet me goditjen Britanike-Suedeze të Premten. Deri të enjten, Gjermania kishte administruar mbi 10 milion doza të vaksinave COVID-19, përfshirë vaksinën AstraZeneca.

Botuar në Deutche Welle/ Përkthyer nga Exit News.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>