Gjermania zgjat masat kufizuese për grumbullimet e maskat

Nga Exit News
Gjermania zgjat masat kufizuese për grumbullimet e maskat

Gjermania do të zgjasë masat kufizuese në lidhje me ndalim grumbullimeve të mëdha deri në fund të vitit dhe do të vendosë gjobë minimale prej 50 € për ata që nuk zbatojnë rregulla e mbajtjes maskave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi masat e reja të enjten. Këto masa erdhën pasi vendi po përballet me një rritje të rasteve gjatë muajve të verës.

Ndalimi i grumbullimeve të mëdha ku nuk është e mundur të ruhen standardet e higjienës ose të kryhet gjurmimi i kontakteve – të tilla si koncerte ose festivale – fillimisht ishte vendosur të mbaronte në tetor.

Gjoba prej 50 eurosh për mos mbatjen e maskës në hapësira publike të përcaktuara do të zbatohet për të gjitha rajonet, përveç pjesës lindore shtetit të Saksonisë-Anhalt pasi kryeministri i saj, Reiner Haseloff, i cili refuzoi gjobën, duke thënë se rajoni i tij tashmë kishte masa të tjera në vend për të penalizuar mosmbajtjen e maskave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>