
Gjermania do të zgjasë ndalimin e ceremonive deri në fund të vitit dhe do të gjobisë me 50 euro këdo që nuk mban maskë.
Kancelarja Angela Merkel i lajmëroi masat e reja të enjten, pas takimit me drejtuesit rajonal.
Megjithatë, qeveria ende nuk ka një vendim për tregun e Krishtlindjeve dhe karnevaleve, të cilat nisin në nentor.
Qeveria gjithashtu ka vendosur të shtrëngojë masat për pushuesit, duke i detyruar të bëjnë test Covid-19 ose të karantinohen.