Gjiknuri dhe Hajdari i kërkojnë OSBE-së ekspertë për reformën zgjedhore

Gjiknuri dhe Hajdari i kërkojnë OSBE-së ekspertë për reformën zgjedhore

Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, takuan sot trupin diplomatik të Misionit të OSBE-së.

Pas takimit, Damian Gjiknuri shkroi se OSBE ka shprehur mbështetjen për dialogun me opozitën jashtë parlamentit:

“Informuam ambasadorët për procesin e reformës zgjedhore, si dhe i informuam për dialogun e nisur me opozitën joparlamentare. Ata na mbështetën për vazhdimin e dialogut, si dhe na inkurajuan për mbylljen sa më shpejt të kësaj reforme.”

Sipas medias, Gjiknuri dhe Hajdari i kanë kërkuar përfaqësuesve të OSBE-së të dërgojë ekspertë të huaj që të punojë së bashku me ekspertët vendas për hartimin e drafteve të reformës zgjedhore.

Deri tani janë bërë publikë emrat e katër përfaqësuesve dhe ekspertëve të opozitës jashtë parlamentit që do të jenë pjesë e grupit të punës. Ata janë:

  1. Ivi Kaso nga PD;
  2. Muharrem Caka nga LSI;
  3. Shkelqim Sulo nga PDIU;
  4. Arjan Madhi nga PR.

Shumica socialiste dhe opozita, përmes përfaqësuesve Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari, nënshkruan më 14 janar marrëveshjen për bashkëpunim për Reformën Zgjedhore dhe ranë dakord për miratimin e saj para 15 marsit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>