Damian Gjiknuri, përfaqësuesi socialist për Reformën Zgjedhore, ka dorëzuar në 1 korrik në Kuvend, draftin final për Reformën Zgjedhore.
Një ditë më parë, Gjiknuri tha se drafti më shumë adreson shqetësimet e opozitës jashtëparlamentare se ato të ODIHR-it.
“Ky kod ishte një marrëveshje politike për të qetësuar ose për të zbutur polaritetin politik, dhe ku në këtë kod u adresuan të gjithë frikërat dhe kërkesat e Partisë Demokratike siç i kërkonte ajo kryesisht. Mund të them që është një nga kodet e para që përgjithësisht zëre se është shkruar nga vetë Partia Demokratike,” tha Gjiknuri në Ora News.
Po ashtu Gjiknuri deklaroi se nuk pret që komisioni i posaçëm për reformën të bëjë ndryshime në tekstin e reformës, ndaj dorëzimi në këtë komision dhe mund të shmanget.
Gjiknuri tha se Këshilli Politik ka adresuar çështjet e ngritura nga PD, LSI dhe opozita parlamentare, ndaj dhe nëse nuk kalon në Komisionin e Posaçëm nuk përbën diferencë të madhe