GJKKO lë në arrest shtëpie ish-zv.ministren Rovena Voda, akuzohet për rryshfet

Nga Exit News
GJKKO lë në arrest shtëpie ish-zv.ministren Rovena Voda, akuzohet për rryshfet

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda pasi ajo akuzohet nga SPAK se ka marrë rryshfet.

Sipas SPAK, gjatë kohës që ishte zv.ministre e Brendshme, Rovena Voda ka marrë para dhe përfitime materiale nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu për të punësuar këtë të fundit në administratën civile.

GJKKO ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Majlinda Hasanin dhe Florida Beun.

Rovena Voda u largua nga detyra e zv.ministres së Brendshme në korrik të 2020 pasi kishte ushtruar këtë detyrë prej vitit 2017.

spak
spak
spak
spak

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>