Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit konfirmoi vendimin për lënien në burg të ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, si dhe 15 personave të tjerë të arrestuar.
Ata u arrestuan të martën nga SPAK nën akuzën e korrupsionit, për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim të dokumentave.
Tushe u arrestua për korrupsion në një tender me vlerë 24 milionë lekë, për ndërtimin e kanalit vaditës në rrethinat e Lushnjes.
Sipas një kontrolli të Exit Neës, kompania Euro Alb fitoi në tetor 2020, tenderi për “Rehabilitimi i kanalit ujites U3-27, V-1/1, ne fshatin Bishqethem dhe Bitaj, Nja Kolonje”, me vlerë 24 milionë lekë. Ajo ka qënë kompania e vetme në garë.
Tushe ka qënë 4 herë kryebashkiak i Lushnjes. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë në 2007. në viitn 2009 u dorëhoq nga posti dhe u zgjodh deputet i PS-së.
Në vitin 2011, Tushe u dorëhoq nga posti i deputetit dhe garoi sërish për kreun e Bashkisë.
Për më tepër informacion mbi ish-kreyebashkiakun e Lushnjes, mund të lexoni këtu.
Pas arrestimit, kryeminsitri Rama nxitoi të distancohej nga kryebashkiaku socialist dhe vendosi të mërkurën për shkarkimin e tij.