Kush është Fatos Tushe, nga plagosja me granatë tek arrestimi i SPAK

Nga Exit News
Kush është Fatos Tushe, nga plagosja me granatë tek arrestimi i SPAK

Fatos Tushe kryebashkiaku i Lushnjes u arrestua të martën për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Në dhjetor 2019, Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu u plagosën nga ish-shoferi i Zotit Tushe, brenda mjediseve të Bashkisë Lushnje.
Pas një sherri në mjediset e bashkisë, Gëzim Saraçi, ish-shofer i kryebashkiakut Tushe hodhi granatë në zyrën e tij duke plagosur zotin Tushe dhe zonjën Qalliu.

Partia Demokratike e cilësoi atëherë ngjarjen si “pasqyrë të drejtimit të vendit nga socialistët”. Përmes një deklarate për shtyp PD e lidhi ish-shoferin e zotit Tushe me trafikun e drogës dhe prostitucionit.

Një javë pas plagosjes, në komunikimin telefonik me mediat zoti Tushe nuk pranoi të fliste për shkakun e konfliktit që ka pasur me Saraçin dhe pretendimet e opozitës se ky i fundit ka qenë “i besuari i tij edhe pse i lidhur me trafik droge dhe prostitucioni”.

Kush është Fatos Tushe?

Tushe ka qënë 4 herë kryebashkiak i Lushnjes. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë në 2007. në viitn 2009 u dorëhoq nga posti dhe u zgjodh deputet i PS-së.

Në vitin 2011, Tushe u dorëhoq nga posti I deputtei dhe garoi sërish për kreun e Bashkisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>