
Gjykata e Posaçme ka pranuar të premten kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për tërheqjen e gjykimit të shkurtuar, raporton BalkanWeb.
“Do ta ndjek çështjen deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat,” u shpreh Llalla për gazetarët në fund të seancës.
GJKKO ka vendosur gjithashtu që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.
kjo e fundit ka kërkuar 2 vite burg për Llallën për akuzen e “deklarimit të rremë të pasurisë”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij do t’i ulej 1/3 e dënimit.
Prokuroria ka kërkuar edhe që Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite.