
Gjykata e Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, GJKKO shtyu seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, të premten. GJKKO nuk e kishte njoftuar Mediun në lidhje me datën e seancës.
Në korrik Gjykata vendosi të mos nisë hetimet kundër Fatmir Mediut, për çështjen e Gërdecit.
GJKKO arsyetoi se prokuroria ka pasur 12 vjet kohë për ta hetuar Mediun, ndaj kërkesa e konsiderua e pajustifikuar.
Më 2 gusht, SPAK vendosi të ankimojë vendimin në Apelin e Posaçëm të GJKKO-së.
Procesi ndaj Mediut nisi pasi SPAK u shpreh se për shkak të imunitetit të deputetit nuk ka mundur ta hetojë për fabrikat e demontimit të armëve në Gërdec.
Në të vërtet, ai nuk ka pasur imunitet që prej vitit 2012 dhe me ndryshimet e reja ligjore, prokuroria mund të hetojë deputetët pa lejen e Kuvendit.