Gjobiten 2673 qytetarë për moszbatim të masave anti-Covid

Nga Exit News
Gjobiten 2673 qytetarë për moszbatim të masave anti-Covid

2 mijë e 673 qytetarë u gjobitën gjatë fundjavës për shkelje të rregullave kundër përhapjes së Covid-19, njoftoi Policia. 2594 prej tyre u gjobitën për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

331 qytetarë u gjobitën sepse udhëtonin pa maskë në makinë me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik,

63 shofera u gjobitën dhe ju morr leja e qarkullimit sepse qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.

17 qytetarë u shoqëruan në policia pasi nuk pranuan të tregojnë dokumentat e identifikimit.

6 adminsitratorë lokalesh u gjobitën 1.000.000 lekë, për ushtrim aktiviteti pas orës 20:00.

73 qytetar u gjobitën më 10.000 lekë pasi kishin dalë në këmbë pas orës 20:00, pa ndonjë arsye të domosdoshme.

Qeveria ka ndaluar lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorve pas orës 20:00, për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve me koronavirus. Ky urdhër do të vazhdojë deri më 25 shkurt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>