Policia në Durrës ka gjobitur 4 lokale me 1 milionë lekë pasi shkelën rregullat kundër Covid-19.
Sipas njoftimi të policisë, janë gjobitur sa më poshtë:
- D.D, administrator i një lokali në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me rregullat anti Covid;
- A. K., administrator i një lokali në lagjen nr. 1, Durrës, pasi u konstatua nga Policia duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje
- F. M., pronar i një lokali në Porto Romano, pasi u konstatua nga Policia duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje,
- F. M., pronar i një lokali në Arapaj, pasi u konstatua nga Policia duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje
Policia i bëri thirrje qytetarëve të reskpektojnë rregullat kundër Covid-19.