
Policia e Rinasit ka gjobitur 6 persona pasi shkelën karantinën e detyrueshme. Ata kishin udhëtuar nga Britania e Madhe.
Personat u gjobitën me 700 mijë lekë, pasi tentuan të largoheshin nga Shqipëria pa përfunduar karantinën e detyrueshme 14 ditore.
Me 22 dhjetor Ministria e Shëndetësisë njoftoi pezullimin e fluturimeve drejt Britanisë së Madhe. Kjo masë do të zgjasë deri me 6 janar.
Të gjithë personat që udhëtojnë nga Britania e Madhe duhet të karantinohen për 14 ditë.