
Policia gjobiti me 1 milionë lekë kryebashkiakun e Skraparit, Adriatik Memaj për organizim të takimeve elektorale në shkelje të masave kundër koronavirusit, sipas njoftimit zyrtar të shtunën. Adriatik Mema u zgjodh kryebashkiak në vitin 2019.
Deri tani, policia ka gjobitur ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, dhe 3 përfaqësuesit e LSI-së, Brahimllari, Guri, dhe Kuci.
Kontrollet e policisë nisën pas vendimit të Kryeministrit Rama se do të gjobiten edhe politikanët nëse shkelin rregullat.