
Policia e Beratit ka gjobitur një 37-vjeçare me koronavirus, e cila kishte thyer karantinën. Policia nuk e ka gjetur pacienten në shtëpi gjatë kontrollit rutinë dhe e ka gjobitur atë me 700 mijë lekë gjobë.
Pacientët e infektuar me koronavirus janë të detyruar të qendrojnë në shtëpi deri sa të marrin konfirmim nga mjekët se janë të shëruar dhe nuk përbëjnë më rrezik për qytetarët e tjerë.
Në bazë të ndryshimeve të Kodit Penal gjatë pandemisë, të gjithë ata të infektuar me koronavirus që shkelin karantinë e detyruar gjobiten me 700 mijë lekë gjobë sepse vënë në rrezik jetën e qytetarëve të tjerë.