Gjokutaj: Ndërhyrja e politikës dhe militantizmi, arsyet pse dështojnë tatimet

Nga Exit News
Gjokutaj: Ndërhyrja e politikës dhe militantizmi, arsyet pse dështojnë tatimet

Edi Gjokutaj, ekspert fiskal pranë Qendrës Altax, deklaroi se një ndër shkaqet kryesore se përse administrate tatimore dështon në mbledhjen e të ardhurave është ndërhyrja politike.

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, të martën, Gjokutaj u shpreh se:

“Në momentin që politika ndërhyn në administrim, ajo çorodit administratën dhe biznesin.”

Gjokutaj theksoi se në Shqipëri administata tatimore mbushet me militantë dhe ndërrohet shumë shpesh duke krijuar probleme të mëdha për institucionin

“Përgjithësisht administrate tatimore mbushen me militant. Çdo parti që vjen krijon armatën e vet të tatimorëve, fiskalistëve dhe pastaj ndërrohen.

Kjo ka një të mirë, sepse të dyja palët edukojnë armata.

Por administrata tatimore, si një ndër administratat kyçe, nuk duhet të preket kaq shpesh, sidomos pjesa e drejtuesve të saj duhet të kenë një karrierë në tatime.”

Sipas ekspertit, me heqjen e shpeshtë të punonjësve, Drejtorisë së Tatimeve i hiqet ‘memoria administrative’ që është shumë e rëndësishme.

“Sa më shumë hyn politika, aq më shumë kaos dhe përshtjellim krijon,” u shpreh Gjokutaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>