Gjueti shtrigash apo shtet pa b****?

Nga Ardiana Capi
Gjueti shtrigash apo shtet pa b****?

Tё gjitha mediat kanё folur pёr çfarё ka ndodhur kёto ditё nё njё spital privat; njё vajzё fatkeqe qё operohej nё një spital privat pёr njё ligament tё gjurit, vdiq nga njё komplikacion i papritur. Mё pas, mjeku anestezist, mbase nё njё gjendje dёshpёrimi, ka pёsuar njё infarkt dhe ёshtё nё rrezik serioz pёr jetёn.

Pёrpara se tё them timen si farmaciste, dua t’i bёj thirrje mediave qё tё ndalojnё gjuetinё e shtrigave! Problemi kёtu nuk ёshtё njё, po janё disa:

Sё pari, pse njё paciente operon ligamentin tek spitali privat? Sigurisht qё ёshtё e lirё ta bёjё nёse ka para me thes, po mё rezulton se nё shtet, e vetmja mёnyrё e operimit tё ligamentit, ёshtё hapja e plotё e gjurit me njё operacion tё gjatё, tё dhimbshёm dhe rekuperim tё vёshtirё. Pra, diçka shumё e rёndё, aq mё tepёr pёr njё vajzё tё re si e ndjera. Normal qё u vendos pёr tu bёrё tek privati!

Qofsha e gabuar! Nuk ёshtё fusha ime dhe nuk dua tё zgjatem kёtu.

Problemi tjetёr ёshtё arsyeja e vdekjes. Nuk dua tё bie nё kurthin e medias qё natyrisht, s’ka nevojё tё presë rezultatet e autopsisё, por nёse ajo qё thotё Profesor Tritan Shehu (njё nga Profesorёt e pakёt qё kemi nё kёtё fushё) ёshtё e vёrtetё…..nuk e di!!!

Profesori mendon se bёhet fjalё pёr Hipertermi Malinje, njё komplikacion shumё i rrallё qё ndodh me probabilitet tё vogёl nёpёr salla operacionesh. Kura?

DANTROLENE!

Bёni njё kёrkim nё Google! Do tё shihni, dhe do t’ju kujtohet, qё nё Qershor 2013, njё fёmijё 11 vjeçar doli i vdekur nga salla operatore….pikёrisht pёr mungesё tё kёtij bari!

Unё nuk mund tё flas pёr strukturat spitalore private dhe tё them me siguri a e kishin kёtё ilaç dhe nёse jo, pse se kishin.Por njё gjё ёshtё e sigurt: ky ilaç mungon vazhdimisht nё shtet!

-Ore si ka mundёsi qё mungojnё ilaçe nё Shqipёri, mё pyeti njё mik, kur kemi numrim mё tё madh tё depove farmaceutike nё rajon?

Ёshtё shumё e thjeshtё!

Ka ilaçe qё i sjellin me dhjetra depo (sa lloje paracetamolёsh keni parё?). Kjo sepse nё Shqipёri konsumohen rreth 2 milion tableta nё vit.

Por ka ilaçe qё janё tё rralla (bota i quan Orphan Drugs) dhe qё natyrisht, pёrdoren me raste tё kufizuara.Pёr shembull Dantroleni. Cila depo farmaceutike private ka leverdi tё importojё njё ilaç qё qarkullon maksimumi 10 flakone nё vit?

A e dini qё tenderat pёr vaksinat e rralla dёshtojnё vazhdimisht sepse depove private fituese, i kushton mё shumё transporti i 20-25 flakoneve qё duhet tё transportohen nё tё ftohtё, sesa vetё vlera e tyre?

Ja pra pse mungojnё shumё barna tё rralla nё Shqipёri, barna qё vёrtet ne nuk ja ndjejmё mungesёn nёpёr farmaci, po hajde shpjegoja prindit qё ka fёmijёn me leucemi!

Do pyesni, si e ka zgjidhur bota? Le tё shohim Europёn Lindore!

Nё rajon (Rumani, Poloni, Bullgari), nuk janё privatizuar ndёrmarrjet/depot farmaceutike shtetёrore siç u privatizua tek ne Fufarma. Pёrkundrazi! Janё kthyer nё ndёrmarrje qё veprojnё me bord administrativ, nё dobi tё pacientёve, duke blerё si shtet gjithçka qё privati nuk ka interes tё fusë nё treg: vaksina tё rralla, barna qё qarkullojnё pak, sidomos barna pёr sëmundjet kancerogjene.

Bullgaria ёshtё edhe mё pёrpara; ka ngritur Institutin e Sёmundjeve dhe Barnave tё Rralla, ku regjistron kёto sёmundje, i monitoron dhe siguron barna tё rralla pёr pacientёt.

Po natyrisht, Bullgaria nuk ka b**** tё bёjё Check Up-in tonё!!

Kjo ёshtё miq, nёse vёrtetohet ajo qё thotё Profesori, arsyeja pse nё sallat tona do tё vazhdojnё tё ndodhin tragjedi tё tilla. Dhe keqardhja ime shkon sigurisht tek vdekja e vajzёs 16 vjeçare, por po aq, tek lufta qё po bёn me vdekjen mjeku i nderuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>