Gjuha shqipe në edicionin e lajmeve

Gjuha shqipe në edicionin e lajmeve

Përdorimi i gjuhës shqipe në lajme do të studiohet nga qendra New Policy Group me mbështetjen financiare të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Gjuha është një nga mjetet më të rëndësishme të medias për të përcjellë informacionin. Mënyra sesi ajo përdoret ndikon vetë informacionin dhe të kuptuarit e tij nga publiku. Një gjuhë që e vështirëson të kuptuarit e informacionit nënkupton se përmbushja e misionit të gazetarisë është në pikëpyetje.

Nga ana tjetër, media luan, gjithashtu, një rol të rëndësishëm në formimin gjuhësor të qytetarëve dhe në vetë zhvillimin e shqipes. Në këtë rol, media është ndoshta ndikuesi më i madh i formimit gjuhësor të popullatës.

Për këtë arsye, mbikqyrja e gjuhës së përdorur nga media dhe trysnia ndaj saj për të
ruajtur jo vetëm standardet gjuhësore dhe zhvillimore të shqipes, por edhe një gjuhë që përcjell informacionin në mënyrë të kuptueshme, janë shumë të rëndësishme.

Projekti “Qartë dhe Shqip”, i mbështetur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, parashikon monitorimin për një muaj rresht të edicioneve qendrore të lajmeve të katër televizioneve: TV Klan, Top Channel, News24 dhe ABC News.

Specialistët do të studiojnë kategoritë e ndryshme të gabimeve dhe do të hartojnë një raport me gjetjet dhe rekomandimet për përmirësim në gjuhën e përdorur nga gazetarët në këto edicione.

Studimi do të shtypet në një libër dhe do të diskutohet në tryeza me gazetarë, gjuhëtarë, shoqërinë civile në disa qytete të vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>