Gjukanoviq lajmëron ringjalljen e projektit të Serbisë së Madhe

Nga Exit News
Gjukanoviq lajmëron ringjalljen e projektit të Serbisë së Madhe

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq tha se projekti i Serbisë së Madhe u ringjall, me fitoren e zgjedhjeve nga koalicioni pro serb.

“Ky projekt pretendon t’i sigurojë Serbisë disa kompensime për humbjen e Kosovës dhe natyrisht që Mali i Zi është synimi i parë i nacionalizmit serb. Supozoj se të gjithë e kuptojmë këtë, askush nuk është i painformuar”, tha ai në një intervistë për televizionin austriak ORF, raporton Rado Evropa e Lirë

Ai tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) do të dalë në opozitë. Ndërsa ai në rolin e tij si president tha se do të dekretojë qeverinë e re:

“Formimi i qeverisë, siç e dini, është një punë që nuk ka filluar ende. Ne do të shohim nëse ky koalicion me tre anëtarë, i cili fitoi 41 vende, mund të arrijë vërtet një nivel të tillë afërsie të programeve dhe politike për të formuar një qeveri dhe për të marrë përsipër përgjegjësinë e pushtetit ekzekutiv në Malin e Zi”, tha ai.

Të dielën në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në të cilat, për herë të parë pas tri dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq ka humbur.

Zgjedhjet u fituan nga partitë opozitare që konsiderohen si pro-serbe dhe pro-ruse.

Më 2 shtator kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>