Gjykata Administrative lë në fuqi gjoben prej 5 milion lekë ndaj Elton Debreshit

Nga Exit News
Gjykata Administrative lë në fuqi gjoben prej 5 milion lekë ndaj Elton Debreshit

Gjykata Administrative e Tiranës ka lënë në fuqi gjobën prej 5 milionë lekë ndaj kandidatit të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, Elton Debreshi, për shkeljen e masave anti-COVID. Vendimi u morr të martën, sipas gazetës Bulqiza ime. Debreshi do të ankimojë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, njoftoi avokati i tij.

Ai u gjobit nga Policia me arsyetimin se kishte grumbulluar më shumë se 10 persona.

Që prej fillimit të fushatës, policia gjobiti 10 kandidatë për deputet për organizimin e takimeve elektorale me mbi 10 persona, në ambiente të mbyllur, pa distancim social.

Partitë politike u kritikuan për mos respektimin e masave kundër Covid-19, por shumë prej tyre i kanë shkelur masat dhe nuk janë gjobitur.

Debreshi, atëherë u shpreh se nuk do ta paguante gjobën. Madje, ai bëri thirrje për mbështetje financiare për fushatën, pasi është duke e organizuar atë me mbështetje vullnetare.

Me urdhrin nr.633 të datës 17.11.2020 Ministria e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale ndaloi grumbullimet e më shumë se 10 personave në vende të mbyllura apo të hapura, duke përfshirë këtu konferencat, tubimet apo mbledhjet partiake deri në urdhër të dytë.

Në 11 mars 2021, me urdhrin nr.158, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendosi ta zgjasë këtë urdhër deri më datë 25 mars 2021.

Por Policia e Dibrës nuk ka gjobitur kandidatët e tjerë në këtë qark të cilët po ashtu kanë organizuar grumbullime me më shumë se 10 persona në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>