
Gjykata në Kosovë ka dënuar me dy vjet burg ish ministrin e shëndetësisë, Numan Baliç.
Baliçit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
Gjykata vendosi dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit të mjekut në periudhë prej dy viteve.
Baliç u arrestua në vitin 2020, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 23 vjeçare.
Ish-ministri me profesion mjek dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spitalin e Pejës me vajzën e saj.
Ky nuk është rasti i parë që Baliç akuzohet për ngacmime seksuale në vendin e punës.
Në gusht të vitit 2018, ai u akuzua se kishte ngacmuar një praktikante sërish në spitalin e Pejës