![skynews trump phone call Gjykata dënon organizaten dhe financierin e Trump për evazion fiskal](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/01/skynews-trump-phone-call_5226474.jpg)
Gjykata e Manhattanit dënoi Organizatën Trump dhe shefin financiar të saj Allen Weisselberg, raportoi të mërkurën Washington Post.
Organizata kishte 3 vite që hetohej nga prokurori i Manhattanit, si pjesë e hetimit për taksat e papaguara nga ish-Presidenti Donald Trump.
Prokurorët kanë bërë presion mbi shefin e financave për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të treguar informacion financiar mbi Trump.
Trump dhe familjarët e tij nuk janë dënuar, por hetimi ende nuk është mbyllur.
Hetimi nisi në 2019 pasi u zbulua se kompania i ka paguar Michael Cohen 130 mijë dollarë për të paguar një aktore, e cila e akuzoi Trump për ngacmim seksual.
Prokurori do të gjejë nëse Trump ka përdorur bizneset e tij për të shmangur taksat dhe për të manipuluar vlerën e pasurive të tij të paluajtshme. Trump i mohoi akuzat dhe e quajti hetimi “gjueti shtrigash”.