
Gjykata e Apelit Durrës do të zhvendoset në Kavajë, për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Ky fakt u bë ditur nga KLGJ.
KLGJ theksoi se proceset gjyqësore do të vazhdojnë në gjykatën e Kavajës deri sa të rikonstruktojnë godinën e gjykatës së Apelit Durrës. Sipas ekspertimit godina është e banueshme, por ka pësuar dëme.
Disa ditë më parë, KLGJ njoftoi se të gjitha gjyqet pranë gjykatave në zonat e prekura nga tërmeti i të martës do të pezullohen deri sa institucionet shtetërore të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave.