Gjykata e Apelit konfirmon pezullimin nga detyra për ish-zv/drejtorin e OFL-së

Nga Exit News
Gjykata e Apelit konfirmon pezullimin nga detyra për ish-zv/drejtorin e OFL-së

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën për pezullim nga detyra për ish-zëvendës drejtorin e Operacionit Forca e Ligjti (OFL) Artan Shkëmbi.

Më 15 korrik Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi përsëri masën pezullim nga detyra për Shkëmbin pasi ai akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Ish-zyrtari i lartë i policisë ishte pezulluar nga detyra në janar të këtij viti nga Gjykata e Tiranës por kjo masë kishte afat 3 muaj dhe ai u kthye sërish në detyrë në mars 2021.

Më 15 mars, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK shpalli moskompetencën për hetimin e Shkëmbit, për shkak se nuk u provua akuza e korrupsionit.

Shkëmbi po hetohej për rreth 6 muaj pasi dyshohej se kishte nxjerrë informacione të rëndësishme në lidhje me veprimet e policisë ndaj një grupi të fuqishëm kriminal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>