
Gjykata e Apelit Lezhës la në burg Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç, për përdhunimin e të miturës 15-vjeçare në Rrëshen.
Më 21 maj aktivistë dhe qytetarë protestuan në Rrëshen në sheshin Abat Doçi të qytetit, kundër dhunës ndaj të miturve.
Ngjarja u zbulua nga familjarët e të miturës, e më pas policia arrestoi autorët pas dëshmisë së të miturës.