Gjykata e Apelit liron nga burgu 2 kontrollorët e Rinasit

Nga Exit News
Gjykata e Apelit liron nga burgu 2 kontrollorët e Rinasit

Gjykata e Apelit ka dënuar me ‘arrest shtëpie’dy nga tre kontrollorët, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, e akuzuar për organizimin e pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit. Ndërsa dha dënimin ‘detyrim paraqitje’ për Flora Ndreca.

Aeroporti i Tiranës nisi fluturimet të premten pas pezullimit që u shkaktua për shkak të ndërprerjes së punës nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.

Mbi 20 kontrollorë të Albcontrol u morën në pyetje.

Fluturimet rinisën më 8 prill në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, një ditë pasi u pezulluan. Pezullimi ndodhi për shkak të kontrollorëve të trafikut ajror që refuzuan të punonin me pretendimet se kishin stresit të lartë në punë.

Qeveria shqiptare solli kontrollorë turq të trafikut ajror për t’i zëvendësuar ata

Kontrolluesit e trafikut ajror shqiptar pezulluan punën e tyre të mërkurën.  Ata pretenduan se ishin nën stres për shkak të mosmarrëveshjeve me bordin e agjencisë së tyre, Albcontrol.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>