Gjykata e Apelit mbyll përfundimisht çështjen ndaj anëtares së KPK-së Zhegu

Nga Exit News
Gjykata e Apelit mbyll përfundimisht çështjen ndaj anëtares së KPK-së Zhegu

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, për të mos nisur procedim penal për anëtaren e KPK-së Suela Zhegu.

Suela Zhegu, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u kallëzua në SPAK nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.

Gjyqtari, i cili është në proces të kryerjes së rivlerësimit të figurës nga KPK që nga viti 2018, akuzon Zhegun se ajo ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë.

Njëkohësisht gjyqtari  Malaj akuzon edhe bashkëshortin e Suela Zhegut si një person që ka probleme me drejtësinë.

Por SPAK vendosi të mos fillojë procedim penal pasi gjykoi se në këtë rast ‘nuk ka elemet të veprës penale’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>